PROJEKTI MUZA COMPETITION

PROJEKTI MUZA COMPETITION

Edicioni i parë

Muza Competition është një projekt i Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i të Rinjve 2022, dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, z. Erion Veliaj.

Eventi final i Muza Competition, u realizua në parkun “Europa”, në sheshin Skëndërbej ku 10 finalistët e përzgjedhur në fazën e dytë të konkursit, prezantuan 10 veshje nga koleksioni i tyre, në një format spektakli. Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin: kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, personazhe të njohur publik, bashkëpunëtorë, partner të projektit, media kombëtare e rajonale etj. 

Pas vlerësimit të anëtarëve të jurisë për punën e realizuar prej 1 muaji të finalistëve të përzgjedhur të Muza Competition, ndarja e çmimeve ishte si më poshtë:

Alisa Dudaj- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 20.000 EUR

Kaonë Duriqi- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 10.000 EUR

Çmimi i tretë me vlerë 5.000 EUR u nda midis 2 finalistëve Etnik Shala dhe Kiara Musabelliu

video edicioni 1

Edicioni i dytë

Në janar të vitit 2023, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, startoi edicionin e dytë të projektit Muza Competition, që u finalizua me eventin final në datën 14 qershor në Sheshin “Italia” në qytetin e Tiranës.  Me një pjesëmarrje prej 1150 aplikimesh, projekti na mësoi që kemi ende të rinj që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore, që arrijnë të jenë krijues dhe kompetitiv, dhe që sot janë emrat e preferuar të shtëpive të modës. Në një kuadër më të gjerë, Muza Competition nxit bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e qyteteve të rajonit në të gjitha dimensionet dhe sidomos në atë të turizmit rajonal e kulturor, për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin ekonomiko-shoqëror.

Pas vlerësimit të anëtarëve të jurisë për punën e realizuar të finalistëve të përzgjedhur të Muza Competition, ndarja e çmimeve ishte si më poshtë:

Klara Kazani- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 20.000 EUR

Frenki Ceko- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 10.000 EUR

Vitore Ndreca- Çmimi i tretë me vlerë 5.000 EUR

video edicioni 2

Edicioni i tretë

Pas suksesit të dy edicioneve, Muza Competition, realizoi në datën 20 qershor 2024, në Piramidën e Tiranës, eventin final të edicionit të saj të tretë, me organizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht UBSHR-së, Z. Erion Veliaj. 

Nën moderimin e moderatores Nevina Shtylla dhe me suportin e partnerit mediatik Top Channel, këtë vit, 10 finalistët e Muza Competition paraqitën koleksionet e tyre unike, duke përfshirë elemente etnografike nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ky event jo vetëm që promovoi trashëgiminë kulturore dhe turizmin rajonal, por gjithashtu theksoi identitetin kombëtar në kohën e globalizmit.

Juria e këtij kompeticioni përbëhej nga këta anëtarë: prezantuesja ikonë e ekranit shqiptar, autoren e producenten e dhjetëra programeve televizive Rudina Magjistari, fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, modelen dhe filantropisten Emina Cunmulaj, eksperten e etnografisë Afërdita Onuzi, stilistin e mirënjohur Valdrin Sahiti, stilisten ikonë të fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla dhe një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti.

Këtë vit ju bashkuan natës finale, si të ftuar special të këtij edicioni, stilistja me famë botërore Nicole Miller dhe balerini i mirënjohur shqiptar Tony Devolani.

Juria e këtij edicioni përzgjodhi Eljesa Salla si fituese e çmimit të parë me koleksionin “Endje në traditë”, e cila fitoi çmimin e madh prej 20,000 EUR. Për fituesen e këtij edicioni, Revista “BORDO”, e vetmja revistë e printuar dedikuar modës, artit dhe stilit te jetesës, do të promovojë fituesen e vendit te parë me një kopertinë, ku do te shpaloset gjithë koleksioni i fitueses së Muza Competition 3.

Alejna Qupi ishte fituesja e çmimit të dytë me vlerë 10.000 për koleksionin e saj “Rikthim në shtëpi”, ndërsa Kejsi Ceko me koleksionin me titull “Udhëtim me veshje popullore në trevat shqiptare” fitoi çmimin e tretë me vlerë 5,000 EUR.

Përveç çmimeve monetare, finalistët u shpërblyen me dhurata nga Pirro Argjendari dhe Allure Beauty, si dhe dy bursa studimi master në programin e Dizajnit të Modës nga Akademia Evolucion u ndanë për Arbresha Nexhipi dhe Fjona Aziri.

Muza Competition vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për talentet e reja në industrinë e modës në Shqipëri, duke promovuar kreativitetin dhe talentin në nivel ndërkombëtar.

video edicioni 3

Muza Competition Magazine