MBLEDHJET E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME DHE KËSHILLIT DREJTUES

MBLEDHJET E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME DHE KËSHILLIT DREJTUES

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME DHE KËSHILLIT DREJTUES TË UBSHR-SË, DATË 06.11.2020

Në datën 06 Nëntor 2020 në qytetin e Tiranës u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Në këtë takim morën pjesë kryetarët e komunave antarë të Unionit, ku ndanë eksperiencat e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19 në qytetet e tyre. Bashkë me komunat pjesëmarrëse u vendos ngritja e kapaciteteve dhe formimi i strukturës së emergjencave civile rajonale, në përgjigje të kushteve dhe pandemisë ku ndodhemi. Turizmi rajonal dhe hartëzimi i projekteve të suksesshme të komunave është një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndërmerret së shpejti nga UBSHR.

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME DHE KËSHILLIT DREJTUES & MBLEDHJA E FORUMIT EKONOMIK, 10.06.2021

Në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të gjitha komunat dhe bashkitë pjesë të Unionit ndanë dhe shkëmbyen eksperiencat dhe provojën në menaxhimin e qyteteve dhe diskutuan për gjithë projektet dhe nismat që Unioni do të ndërmarrë së shpejti me fokus turizmin dhe rinjtë e rajonit.Vendosëm që së shpejti do të hapen zyrat e UBSHR edhe në Tuz, Prishtinë, Tetovë dhe Preshevë! Në familjen e madhe të UBSHR-së mikpritëm dy antarët më të rinj, bashkinë e Gjirokastrës dhe komunën e Bujanocit.

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON, DATË 02.10.2022

Më datë 02.10.2022, në Prishtinë, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme. 

Drejtoresha e Unionit, propozoi hapjen e zyrave të Unionit edhe në komuna/bashki të tjera për të bërë të mundur një komunikim dhe funksionim më të mire nëpërmjet përfaqësuesve. Ndihmesë për këtë do të jetë edhe aplikacioni ALBANAK.

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON, DATË 03.11.2023

Më datë 03.11.2023, me mikëpritjen e kryetarit të komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme te Unionit, me pjesëmarrjen e komunave anëtare.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryetari i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, u ndal në projektet e ardhshme në të cilat do të fokusohet strategjia e UBSHR-së për vitet në vijim për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe digjitalizimit.

Kryetarët diskutuan mbi programet e zhvillimit të qyteteve anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare (UBSHR-së), në fusha të ndryshme, e në veçanti në atë të inovacionit dhe turizmit kulturor. Të pranishmit uruan kryetarin Gjeloshaj për postin e ri, me besim të plotë që kryetari i ardhshëm i komunës së Tuzit, do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me UBSHR-në.

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON, DATË 17.04.2024

Shoqata “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon”, zhvilloi Mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të UBSHR-së më datë 17 Prill 2024, në komunën e Ulqinit. 

Mbledhja u zhvillua në ambientet e hotel “Mediteran” në qytetin e Ulqinit. Tema e mbledhjes ishte “Turizmi rajonal dhe sfidat në sektorin e shërbimeve”.