Mbledhja e Forumit të Turizmit Rajonal datë 07.11.2020

Mbledhja e Forumit të Turizmit Rajonal datë 07.11.2020

Në datën 07 Nëntor 2020, në sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Forumit të Turizmit Rajonal. Ky forum i miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit Drejtues që u mblodh në datën 06 Nëntor 2020 është forumi i parë i përhershëm i ngritur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.