November 20, 2020 at 4:58 pm

Liria ka emër UÇK

Bashkë me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Ministrin e shtetit për Diasporën Pandeli Majko mikëpritëm në Tiranë, Eliza Hoxhën dhe Burbuqe Berishën nga Kosova.

U njohëm me platformën LIRIA KA EMËR në mbështetje të kauzës së drejt të luftës së UÇK.

Mbështetëm fuqimisht nismën e ndërmarrë dhe biseduam rreth projekteve dhe mundësive për bashkëpunim nëpërmjet Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.