FORUMI I GRAVE SHQIPTARE TË SUKSESSHME NË RAJON KOMUNA E PRESHEVËS, 08 MARS 2022
FORUMI I GRAVE SHQIPTARE TË SUKSESSHME NË RAJON KOMUNA E PRESHEVËS, 08 MARS 2022
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon këtë 8 Mars mbylli me sukses edicionin e dytë të “Forumit të grave shqiptare të suksesshme në rajon” që u zhvillua nën kujdesin e Kryetares të Komunës së Preshevës. Një aktivitet që ka nisur në edicionin e parë në Komunën e Tuzit këtë vit gëzoi mbështetjen e kryetares së Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.
Forumi përfshiu një pjesëmarrje të vajzave dhe grave nga qeveria qëndorore dhe vendore e Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi dhe zonja të suksesshmë nga 14 komunat/bashkitë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Ky aktivitet vendosi në fokus të vëmendjes dhe krijoi një hapësirë të trajtimit të problematikave të vajzave dhe grave nga komunat shqipfolëve të Ballkanit Perëndimor duke shërbyer si një platformë e promovimit të modeleve të suksesshme. Forumi u realizua me 4 panele ku gratë dhe vajzat patën mundësi të për të ndarë kontributin e tyre në shoqëri, modelet frymëzuesetë suksesit dhe vazhduar me tej rrjetëzimin e zonjave të suksesshme në rajon