FORUMI EKONOMIK RAJONAL, 10.06.2021

FORUMI EKONOMIK RAJONAL, 10.06.2021

Forumi Ekonomik Rajonal u realizua me pjesëmarrjen e kryetarëve të komunave anëtarëve, drejtorët e drejtorive të zhvillimit ekonomik dhe turizmit, ekspertë, tur-operatorët etj. Komunat dhe bashkitë anëtare të Unionit bashkëbiseduan për rimëkëmbjen e ekonomisë lokale të qyteteve shqipfolëse dhe promovimin e destinacioneve turistike për krijimin e një platforme të përbashkët për zhvillimin e turizmit rajonal.

Ata ndanë sfidat, problematikat, politikat, programet dhe praktikat më të mira të ndërmarra deri tani në qytetet tona si mundësi punësimi dhe orientimi për të rinjtë. “Tirana European Youth Capital 2022” është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë të rinjtë e rajonit për zhvillimin, promovimi dhe integrimin e tyre në një rrjetëzim rajonal. Forume si ky dhe shkëmbime të ekspertizave në nivel teknik ndërmjet qyteteve do të ndikojnë në krijimin e strategjive të duhura për zhvillimin ekonomik-social të qyteteve të Unionit. Forumi ekonomik u drejtua dhe moderua nga Prof. Dr. Ardian Civici.