AKTIVITETE
AKTIVITETE
2022
Zhvillimi i aktivitetit të 2 Marsit në Bashkinë Lezhë
Nën bashkëorganizimin e bashkisë Lezhë dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, në datën 02 mars 2022 në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, qyteti ishte qendra e pritjes se kryetarëve të Bashkive dhe Komunave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi.
Në këtë 2 Mars u bënë bashkë të gjithë në një manifestim memorie dhe përulje për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Flamujt e principatave që morën pjesë në beselidhjen e princave me 2 mars 1444 është dekori hyrës në qytet. Ceremonia nisi në orën 10:00 me nderimet në Kishën e Shën Kollit ku është mbajtur Besëlidhja e princave. Me 2 mars në Lezhë morën pjesë më shumë se 300 të ftuar, ndërsa i gjithë qyteti e mirëpriti këtë përvjetor të rëndësishëm.
LIDHJA E PRIZRENIT
UBSHR në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Asoscacionin e Komunave të Kosovës organizoi në datën 10 qershor 2022, aktivitetetin në përkujtim të 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: Kryetarë të Komunave/Bashkive shqifolëse nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Malit të Zi, Republika e Maqedonisë së Veriu, Republika e Serbisë, Ambasadorë, staf i komunave/bashkive pjesëmarrëse etj.
Pasi u pritën nga kryetari i Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë, kryebashkiakët u ndalën në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku u mbajt edhe ceremonia përkujtimore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj ranë dakord që bashkë me qytetet e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.
Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit në Prishtinë
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizoi konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’, më 18 mars 2022 në Prishtinë. Ky forum synon që diversitetin etnik mes komunave ta kthej në ura lidhëse mes vendeve në synimet e përbashkëta zhvillimore dhe euro-integruese. Konferenca pati qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon, duke krijuar një platforme për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim praktikash dhe promovim të iniciativave të përbashkëta. Forumi synohet të kthehet në nismë rajonale të autoriteteve lokale ndërkaq bërja bashkë e autoriteteve lokale në ‘Forumin e Parë Rajonal të Dialogut dhe Bashkëpunimit’, synon të vendosë themelet në ndërtimin e agjendës së përbashkët mes vendeve përkatëse. Me ftesë të këtij instituti, znj. Andriola Kambo u ftua të prezantojë në sesionin e dytë “Autoritetet Lokale në rajon, nismat dhe procesi euro-integrues”, kontributin e UBSHR-së si një nisëm rajonale për rrjetëzimin e autoriteteve lokale.
Eventi Green Agendas of the Western Balkans Capital Cities – Birn Prishtina, datë 19 Maj 2022
Në kuadër të ftesës së dërguar nga BIRN KOSOVA, Kryetari i Bashkisë Tiranë njëkohësisht dhe kryetari i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon z.Erion Veliaj, më datë 19 Maj udhëtoi në Prishtinë, si i ftuar në panelin e BIRN.
Me tre panele diskutimi, konferenca mblodhi së bashku udhëheqës të lartë dhe vendimmarrës nga e gjithë Kosova dhe rajoni për të diskutuar të ardhmen e energjisë së gjelbër të Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e dekarbonizimit.
BIRN përdori gjithashtu ngjarjen në Kino Armata për të lançuar një dokument të ri të pozicionit mbi Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës së Kosovës (NECP) që përfshinte 32 rekomandime konkrete se si ta çojmë vendin drejt një ekonomie energjetike efikase dhe 100 për qind të rinovueshme.Paneli i parë vuri në qendër të vëmendjes qytetet e gjelbra dhe prezantonte kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Aktivitetet në Komunën e Prishtinës, datë 20-22 korrik 2022
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon mori pjesë në aktivitetet si më poshtë vijojnë:
– Pjesëmarrja në Pritjen solemne të Bienales Manifesta 14 në datën 20 korrik në Tulltorja, Lagjja Arbëria, Prishtinë. Bienalja Nomade Evropiane përfshin një program artistik 100 ditor me performanca, evente dhe punëtori me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për t’ua rikthyer hapësirën publike.
– Pritja Zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe delegacionit nga kryetari i Komunës së Prishtinës dhe dorëzimi i çelesit të qytetit, date 21 korrik.
– Prishtina Gastronomi Festival, date 21 korrik. Prishtina Gastronomi Festival organizohet për herën e dytë, edicioni i parë është mbajtur në qershor të 2019-s. Për këtë vit, nga organizatorët e këtij eventi u përgatit dhe koncepti i prezantimit të qytetit të Tiranës dhe potencialit turistik të saj në qytetin e Prishtinës. Astrit Panxho (organizatori i festivalit) në bashkëpunim Unionin e Bashkive Shqiptare ne Rajon dhe Drejtorinë e Promovimit dhe Zhvillimit të Industrisë së Turizmit, të Bashkisë Tiranë iu ofrua një stendë për prezantimin e ofertës turistike të Tiranës nëpërmjet fletushkave, posterave, videove promovuese, gatimeve tradicionale të Tiranës, performancave artisitke etj. Me ditën e Tiranës u hap edhe festivali që bashkon kuzhinierë, artistë, këngëtarë, vallëtarë, e qytetarë nga gjithë qytetet shqipfolëse. “Bukë e kripë e zemërbardhë” ishte slogani i këtij organizmi me klasat e gatimit, përgatitjen e ushqimit të Shef Ismet Shehut, degustimi i verërave, dhe më pas prezantimi nga Dhurata Thanasi Daneri. Klasat e gatimit u zhvilluan në një kuzhinë të inskenuar në sheshin “Adem Jashari” përballë një publiku, në prani të medive të cilat përcollën ngjarjen.
Takim i zonjave sipërmarrëse në Komunën e Gjakovës, datë 16 Shtator 2022
Më datë 16-17 Shtator, u realizua një takim zyrtar mes znj.Kambo dhe kryetares së Bashkisë së Roskovecit znj. Majlinda Bufi në zyrën e kryetarit të komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini.
Gjithashtu në këtë udhëtim, u zhvillua tryeza e rrumbullakët për rrjetëzimin e bizneseve të Tiranës dhe Gjakovës me pjesëmarrjen e Dhomës Ekonomike të Gruas në Tiranë dhe bizneset në komunën e Gjakovës.
Konferenca “Dialogu për qytetet aktive në Ballkan” (Faber), datë 13-14 Tetor 2022
FABER synon të promovojë krijimin e mjediseve aktive, të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon. Paneli qytet-më-qytet synoi të krijojë një dialog rreth praktikave më të mira të qeverisjes dhe sfidave për krijimin e programeve për ri-këmbësorizimin e qyteteve në rajon.
2023
Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e të Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj dhe vizita zyrtare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit, 20 janar 2023
Më datën 20 janar 2023, Komuna e Preshevës nderoi kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe UBSHR-së, z. Erion Veliaj, me titullin “Qytetar Nderi” për angazhimin e tij në mbështetjen e qytetit të Preshevës. Vizita në Komunën e Preshevës ka theksuar dhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të punës së përbashkët midis qyteteve, dhe ka shërbyer si frymëzim për shumë projekte dhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen. Bashkia e Tiranës do të financojë rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë, një vendim që do të ndihmojë fëmijët të kenë një mjedis më të mirë mësimor.
Në të njëjtën ditë, u realizua dhe vizita në Komunën e Bujanocit. Qëllimi i takimit ishte rritja dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis komunave tona dhe diskutimi i ideve dhe projekteve. Takimi u organizua në prani të kryetarit të komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi dhe stafit të tij.
Në këtë takim, u diskutua tema të rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave. Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për të ndërtuar një rajon më të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.
Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e të Bashkisë Tiranë dhe UBSHR-së z. Erion Veliaj dhe vizita zyrtare në Komunën e Prizrenit, 17 shkurt 2023
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e datës 26.01.2023 miratoi vendimin për dhënien e titullit “Qyetetar Nderi” i Prizrenit për z. Erion Veliaj. Në kuadër të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe marrjes së titullit “Qytetar Nderi”, u realizua vizita e kryetarit të Bashkisë Tiranë në qytetin e Prizrenit. Në këtë vizitë Kryetari u shoqërua nga drejtoresha ekzekutive e UBSHR-së znj. Andriola Kambo. Gjatë vizitës, u lancua dhe festivali“Prizren Rock & Blues Festival” që do të realizohet në Qershor.
Pritja e komunave të rajonit të Kalabrisë, 21 mars 2023
Drejtoresha e UBSHR-së znj. Andriola Kambo dhe Nënkryetari i bashkisë Tiranë z. Andi Seferi pritën në bashkinë Tiranë, kryetarët e komunave të rajonit të Kalabrisë. Delegacioni përbëhej nga:
- MADEO Ernesto, Kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone dhe Komisioner i Fondacionit Arbëreshë të Rajonit të Kalabrisë;
- BAFFA Damiano, kryebashkiak i San Cosmo Albanese;
- CANDREVA Francesco, kryebashkiak i Falconara Albanese;
- BOSCO Giuseppe, kryetar i bashkisë Firmo;
- SISCA Daniele, kryetar i bashkisë Santa Sofia d’Epiro;
- GABRIELE Gianni, kryetar bashkie i San Giorgio Albanese;
- SANGERMANO Giuseppe, nënkryetar i bashkisë San Demetrio Corone;
- FERRARO Carmine, kryetar i bashkisë Lungro;
- Caparelli Valerio, gazetar, përgjegjës për shtyp i Fondacionit Arbëreshë;
- BAFFA Costantino, punonjës i Ambasadës Italiane në Shqipëri;
- CALIMÀ Francesco, sekretar i Fondacionit Arbëresh.
Gjatë këtij takim u njoftuan aktivitete të përbashkëta që do të zhvillohen gjatë këtij viti, në bashkëpunim me UBSHR-në dhe bashkinë Tiranë duke u rrjetëzuar dhe promovuar njëri-tjetrin.
Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e të Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj dhe vizita zyrtare në Komunën e Gostivarit, 22 mars 2023
Kuvendi i Komunës së Gostivarit, në mbledhjen e datës 28.02.2023 miratoi vendimin për dhënien e titullit “Qyetetar Nderi” i Gostivarit për z. Erion Veliaj, vendim i marre unanim nga 31 këshilltarë të kuvendit komunal. Në ceremoninë e mbajtur më 22 mars 2023 në Gostivar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në përmirësimin e bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve. Gjatë pranimit të çmimit, Kryetari Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë nderim dhe vlerësoi përpjekjet e Gostivarit dhe Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe miqësor me Tiranën dhe Shqipërinë.
PROJEKTI “ICT AWARDS”
Në datë 15.03.2023, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe “ALBICT” (Shoqata Jofitimprurese Shqiptare e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit). Marrëveshja e bashkëpunimit kishte si qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të TIK, Novacionit dhe Sipërmarrjes në të gjitha qytetet shqipfolëse, dhe me fokus të vecantë komunat që drejtohen nga kryebashkiakë shqiptarë.
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në kuadër të bashëpunimit me ALBICT ndihmoi në koordinimin me komunat anëtare për të ndarë komunikimin e thirrjes së garës, si dhe lehtësimin e organizimit të takimeve informuese. Qytetet anëtare të Unionit që përfituan nga ky bashkëpunim i UBSHR-së janë: Ferizaj, Gjakova, Lugina e Preshevës, Bujanoci.
Lidhja e Prizrenit 10 Qershor
Në datën 10 Qershor, u realizua pritja zyrtare e kryetarëve dhe seanca solemne dedikuar përkujtimit të datës historike të Lidhjes së Prizrenit. Gjithashtu, një nga aktivitetet kryesore të realizuara në përkujtim të 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ishte dhe Prizren Rock & Blues Music Festival”, festivali që bëri bashkë, muzikën rock&blues, të rinjtë, historinë e muzikës si potencial promovues i turizmit. “Prizren Rock & Blues Music Festival” u realizua nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, dhe u implementua nga shoqata “Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm” me partner kryesor Komunën e Prizrenit dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.
2024
Pjesëmarrja në Kosova Business Forum në qytetin e Prishtinës
Kosova Business Forum u organizua në Prishtinë nga AE Consuting Group, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me mbështetjen e IFC-së dhe UN Women Kosovo. Kosova Business Forum 2024 (KBF) është platformë unike që synon të bashkojë individë të apasionuar dhe të përkushtuar për avancimin ekonomik të Kosovës përmes dialogut dhe bashkëpunimit publik-privat. Tema kryesore e këtij viti ishte “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij forumi ishte kryetari i UBSHR-së, z.Erion Veliaj së bashku me Drejtoreshën e UBSHR-së znj. Andriola Kambo. Ky aktivitet ishtë një mundësi për t’u njohur me biznese të ndryshme që operojnë në qytetin e Prishtinës dhe për t’u njohur me zhvillimet e reja në mbështetje të biznesit në Kosovë.
Pjesëmarrja në aktivitetin “Gratë Sipërmarrëse në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023”, Sarajevë, Bosnje-Hercogovinë 12-13.03.2024
Ne daten 12.03.2024 UBSHR mori pjesë në aktivitetin e realizuar nga Regional Cooperation Council (RCC), me titull “Gratë Sipërmarrëse në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023”. Në këtë aktivitet Drejtoresha Ekzekutive e UBSHR-se ishte pjesë e jurisë per perzgjedhjen e grave sipërmarrëse nga secili shtet i Ballkanit Perëndimor për kontributin e tyre në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Pjesëmarrja në Parlamentin Europian të Kulturës 19-21.04.2024, Graz, Austri.
Këtë vit më ftesë nga drejtori ekzekutiv i Parlamentit Europian të Kulturës z. Karl-Erik Normman, UBSHR ishte e ftuar si observuese në sessionin e 21-të të Parlamentit Europian i Kulturës (ECP) në Graz ku ju dha mundësia të prezantojë projektet e saj si dhe qytetet anëtare. Parlamenti Evropian i Kulturës (ECP) u themelua në ambientet e Këshillit të Evropës, Strasburg, në nëntor 2001. Objektivi ishte – dhe është ende – të forcojë rolin e ideve dhe nismave kulturore dhe artistike në Europë dhe të promovojë etikën dhe vlerat estetike në projektin europian. ECP përbëhet nga 160 anëtarë nga shtete te ndryshme të Europës. Përpos njohjes së projekteve të Unionit me këtë organizatë, drejtuesit e saj propozuan që Tirana vitin e ardhshëm, të mirëpresë këtë event të rëndësishëm.