DREJTORE EKZEKUTIVE

DREJTORE EKZEKUTIVE

Andriola Kambo

Andriola vjen nga bota akademike, ku njihet për kontributin e saj disavjeçar, në pasurimin e biblografise shkencore ne fushen e historisë se Shqiperise. Në vitin 2015, ajo iu bashkua
drejtimit të Bashkisë së Tiranës, në rolin e Këshilltares së Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj.
Gjatë kësaj kohe ajo pati një përvojë një vjeçare si koordinatore e eventit më të madh të Brukselit, Winter Wonder, i cili është tregu më i madh i Krishtlindjeve në Belgjikë, i mbushur me rreth 250 stenda që promovojne produkte të ndryshme, duke sjellë përfitime të mëdha për
sektorin e turizmit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për znj. Kambo për të treguar aftësitë e saj drejtuese dhe menaxhuese, duke ofruar një ngjarje të suksesshme.

Andriola Kambo që nga viti 2019 është Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Unioni u krijua për të forcuar sinergjitë dhe për të rritur bashkepunimin midis qyteteve shqipfolese te Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Aktivitetet e deritanishme të UBSHR-se i kushtohen promovimit të kontributeve të pushtetit vendor ne ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, turizmin, inovacionin dhe SME-të, me synimin për t’i mundësuar bashkive/komunave një zhvillim të qëndrueshëm që plotëson standardet e
Bashkimit Europian.

Aktualisht UBSHR përbëhet nga 70 Bashki/Komuna anëtare të saj të cilat janë: Bashkia Tiranë, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Pejës, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjakovës, Komuna e Tetovës, Komuna e Çairit, Komuna e Gostivarit, Komuna e Tuzit, Komuna e Ulqinit, Komuna e Preshevës, Komuna e Bujanocit, Komuna e Rahovecit, Komuna e Suharekes, Komuna e Vrapçishtit, Komuna e Tearcës, Komuna e Mitrovicës së Jugut, Bashkia
Gjirokastër, Komuna e Vushtrrisë, Komuna e Haraçinës dhe Bashkia Durrës. Me vendimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, 47 komuna arbëreshë, u bënë pjesë e Unionit, si anëtare nderi.

Andriola Kambo është gjithashtu autore e projektit Muza Competition, konkursi i modës që rijetezon elementët etnografikë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në dizajnet moderne të modës. Konkursi Muza synon të shfaqë krijimtarinë e stilistëve të rinj duke promovuar elementet etnografik shqiptar. Që nga viti 2022 janë realizuar tre edicione të suksesshme të projektit Muza Competition.

Andriola Kambo

Andriola Kambo është Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR). Studimet e larta i vazhdoi në Elbasan, ku është diplomuar për “Histori – Gjeografi” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Më pas, ajo përfundoi studimet Master pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë me fokus në Histori, nga ku mori dhe kualifikimin si Mësuese e Historisë për Shkollat e Mesme. Po në këtë Fakultet në vitin 2012 merr dhe titullin Master i Shkencave (MSc) në drejtimin Histori.

Andriola Kambo prej vitit 2013 vazhdon punën akademike për marrjen e gradës “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë nga Universiteti i Tiranës, ku si fokus i kërkimit shkencor është “Arsimi në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në vitin 2014, ajo rikthehet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, por kësaj radhe si pjesë e katedrës së “Fakultetit të Shkencave Humane”.

Në vitin 2015, ajo i bashkohet drejtimit të Bashkisë së Tiranës, në rolin e Këshilltares së Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj.

Andriola Kambo vjen nga bota akademike, ku shquhet për kontributin e saj disa vjeçar, në pasurimin e biblotekës shkencore të historisë shqiptare. Ajo është autore e disa botimeve shkencore, ku vlejnë të përmenden: “Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit” botuar në vitin 2019, Tiranë; “Ecuria e Kryeqytetit Shqiptar këto 99 vjet” botuar në vitin 2019, Tiranë; “Rikthim në Histori në Marsin e 1914 kur Shqipëria kishte Princ Vidin”, botuar në vitin 2019, Tiranë dhe “Tirana 11 shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë” botuar në vitin 2016, Tiranë.

Prej vitesh tashmë, Znj. Kambo njihet për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fushën e politikës së jashtme të shtetit shqiptar dhe të historisë shqiptare. Nën autorësinë dhe bashkëautorësinë e së cilës janë dhe botime shkencore dhe pjesëmarrja në konferencat ndërkombëtare si: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Sapienza University of Rome (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Mediterranean Journal of Social Sciences Romë (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Vlorë (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Instituti Alb-Shkenca, Prishtinë Takimi VI (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Universiteti i Prizrenit (2013); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Ambasada Greke dhe Akademia e Shkencave në Tiranë (2013); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Bukuresht, Rumani (2014); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Tiranë nga Qëndra e Studimeve Albanologjike (2014).