Parada “Rrënjët Kuq e Zi”

Parada “Rrënjët Kuq e Zi”

Këtë 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare- Albanian Roots (New York)”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”. Me qëllim kremtimin dhe festimin e Ditës së Flamurit, vjen ky spektakël ngjyrash i traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, për të festuar si asnjëherë më parë në një paradë dedikuar historisë dhe vlerave tona të përbashkëta. 

Rreth 200 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të ballkanit perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.