Pritja Zyrtare me rastin e festave të nëntorit 25 Nëntor 2022

Pritja Zyrtare me rastin e festave të nëntorit 25 Nëntor 2022

Në mbrëmjen e datës 25 Nëntor 2022, u realizua në Tiranë, pritja zyrtare e anëtarëve të këshillave bashkiak/komunal dhe të rinjve, nga komunat shqipfolëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.  Për herë të parë, nëntori i këtij viti, u festua ndryshe, ku komunat anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me Këshillat Bashkiak ndërtuan një vizion të ri, i cili përkoi me 110 vjetorin e pavarësisë tonë kombëtare (data 26 nëntor, ngritja e flamurit në Tiranë).

Qëllimi i këtij organizimi, ishte prezantimi audiovizual i konceptit të platformës së komunikimit “ALBANAK”, si platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të rrjetëzuar këshillat komunalë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë tanë, si dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në një nga ambjentet e Pallatit të Brigadave u realizua dhe ekspozita e dokumentave arkivor me rëndësi të datës historike për pavarësinë tonë kombëtare.