AKTIVITETET NË KUADËR TË JAVËS SË KOMUNAVE

AKTIVITETET NË KUADËR TË JAVËS SË KOMUNAVE

Në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të rinjve 2022 së bashku me Bashkinë Tiranë dhe Kongresin Rinor Kombëtar, u zhvillua java e komunave anëtare të UBSHR-së. Secila prej komunave anëtare të UBSHR-së zhvilloi në Tiranë aktivitetet sportive dhe kulturore më të rinjtë e qyteteve të tyre.  Qëllimi i këtyre organizimeve ishte promovimi dhe aktivizimi i të rinjve të komunave anëtare të UBSHR-së duke rritur bashkëpunimin, shkëmbimin e praktikave të mira dhe nxitjen për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen me fokus kryesor rininë e qyteteve tona.

NDESHJET SPOSTIVE U REALIZUAN ME KLUBET SPORTIVE SI MË POSHTË:

  1. Ndeshje miqësore midis Klubit të Basketbollit – “Mega Sports” (Prizren) VS Klubit Sportiv Tirana Basket U16 
  2. Ndeshje miqësore midis Shkollës së Basketbollit “Halit Hoxha”- Rahovec VS Klubit Sportiv Tirana Basket U14 
  3. Ndeshje miqësore midis Klubit Sportiv Tirana Judo VS Klubi i Xhudos Trepca- Mitrovica VS Klubit Sportiv Tirana Judo U14 
  4. Ndeshje miqësore volejbolli midis Klubit Sportiv Tirana Voley VS K.V. Gjinoci – Suharek U20
  5. Ndeshje miqësore basketbolli midis K. K. Ulqini VS Klubit Sportiv Tirana Basket U18
  6. Ndeshje miqësore Ping-Pong midis:

Klubi i Pingpongut “Ahmet Hoxha” Ferizaj VS Klubit Sportiv Tirana Ping Pong

Klubi i Pingpongut “Gani Maloku” Ferizaj VS Klubit Sportiv Tirana

Pjesëmarrës në koncertin e datës 26 Nëntor ishin:

  • Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit“ 
  • Performancë muzikore nga artistët nga Komuna e Ulqinit
  • Performancë artistike Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha” nga Tuzi (Mali i Zi)
  • Performancë artistike SH.K.A “Presheva” 
  • Performancë artistike Shrimps – Rock Band – Komuna e Mitrovicës (MRS)
  • Performancë artistike Shoqëria Kulturore Artistike “Tearca”
  • Komuna e Ferizajt “MBRËMJE FILMI”