FORUMI I GRAVE SHQIPTARE TË SUKSESSHME NË RAJON KOMUNA E TUZIT, 07-08 MARS 2020
FORUMI I GRAVE SHQIPTARE TË SUKSESSHME NË RAJON KOMUNA E TUZIT, 07-08 MARS 2020
Forumi i Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajon ishte një aktivitet rajonal i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon nën kujdesin dhe mbështetjen e Komunës së Tuzit që ishte dhe mikpritësja e këtij aktiviteti. Synimi i këtij Forumi ishte krijimi i një hapësirë të trajtimit të problematikave të gruas shqiptare me qëllim fuqizimin ekonomik të saj, promovimin e modeleve të suksesshme dhe pasqyrimin e vlerave të përbashkëta kulturore midis rajoneve shqipfolëse.
Një vëmendje parësore gjatë këtij aktiviteti iu kushtua realizimit të një panairi të grave artizane nga të gjitha bashkitë/komunat shqipfolëse të rajonit, pjesëmarrëse në këtë aktivitet, të cilat pasqyruan elementët e përbashkët të etnografisë shqiptare dhe ofruan një ambjent atraktiv dhe promovues të produkteve të artizanatit dhe kulinarisë.
Suksesi i ketij eventi erdhi falë stafit të mrekullueshëm të Komunës së Tuzit, të cilët na mirëpritën dhe bashkëpunuan me UBSHR në cdo detaj të aktivitetit, si dhe mbuluan një pjesë të madhe të kostove të eventit.
Përtej faktit që Forumi bëri bashkë përfaqësues të fushës politike, akademike, sipërmarrës të suksesshëm, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile nga rajoni shqipfolës, ky forum nxiti një diskutim më të gjerë ndërmjet tyre mbi mundësitë për forcimin e rolit të gruas në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Pjesëmarrësit nënvizuan kontributin dhe ndikimin e mundshëm të gruas në përballimin e sfidave si dhuna në familje, nxitja e sipërmarrjes së grave dhe fuqëzimi ekonomik i saj.