UBSHR, MIKE E ZONJAVE KRIJUESE DHE GUXIMTARE
UBSHR, MIKE E ZONJAVE KRIJUESE DHE GUXIMTARE
“UBSHR, Mike e Zonjave Krijuese dhe Guximtare”, është nisma e startuar nga Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në vitin 2021 me qëllim rrjetëzimin e bizneseve rajonale të drejtuara nga gratë dhe vajzat. Ky projekt synon të prezantojë potencialin turistik lokal në qytetet shqipfolëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke krijuar një hartë orientuese për agjensitë turistike, tur operatorët dhe qytetarët se çfarë mund të vizitojnë në këto qytete.
Projekti synon zhvillimin dhe forcimin e aftësive, proceseve dhe burimeve që u duhen bizneseve ekzistuese dhe komuniteteve për të mbijetuar, përshtatur dhe lulëzuar në një botë që ndryshon shpejt. Fokusi i projektit janë kryesisht sipërmarrjet që operojnë në këto fusha/sektorë si agrotururizmi, trashëgimia kulturore, turizmi social, operatorët turistikë, inovacion, kulinari, turizëm natyror, etj.
Gjatë fazës së parë të këtij projekti, UBSHR u dha mundësinë 25 bizneseve, përmes spoteve të shkurtra për t’u promovuar në rrjetet sociale, si dhe në mediat e njohura televizive, duke krijuar kështu mundësinë për të kultivuar më tej një platforme ku mund të komunikojnë në kohë reale, të ndajnë ide së bashku, të ndërtojnë marrëdhënie të reja, të bëhen pjesë e projekteve të reja dhe t’i zbatojnë ato në praktikë.