Projekti WORD (Gratë në Zhvillimin Rural), i implementuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, kontribuoi në fuqizimin e grave dhe vajzave nëpërmjet njohurive në sektorin e agroturizmit me qëllim përmirësimin e situatës së tyre ekonomike duke ofruar ngritje kapacitetesh. Fshatrat në të cilët është realizuar ky projekt janë Farkë, Petrelë, Dajt, Bërzhitë, Shëngjergj dhe Pezë. Gjatë zbatimit të këtij projekti u vu re se një potencial i jashtëzakonshëm turistik që ndodhet afër Tiranës duke sjellë më shumë të ardhura Tiranën rurale dhe sektorin e agroturizmit dhe së shpejti disa ferma të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit rural dhe agroturizmit në Shqipëri.

Kohëzgjatja e projektit ishte 8 muaj, nga muaji shtator 2021- maj 2022.

Udhëzues per subjektet

agroturistike